Komunës së Deçanit i jepet e drejta për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Komunës së Deçanit i është dhënë e drejta për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Për këtë ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj. “Në bazë të Vendimit Nr. 10663 për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për pronat e shpallura me interes publik në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, miratuar…

Lajme

25/04/2024 10:45

Komunës së Deçanit i është dhënë e drejta për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Për këtë ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

“Në bazë të Vendimit Nr. 10663 për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për pronat e shpallura me interes publik në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, miratuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, datë 29.03.2024, pranuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me Rregulloren (QRK) Nr. 06/2021 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) Nr.10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave dhe miratuar nga MAPL”, ka shkruar Ramosaj.

Ai ndër të tjera ka shtuar se çdo ditë e më shumë po arrijmë atë që kemi ëndërruar gjithmonë.

Postimi i plotë: