Komuna e Prishtinës për inate politike injoron institucionet shtetërore (Dokument)
Komuna e Prishtinës, po ndjekë rrugën e njëjtë sikurse partia prej nga vijnë drejtuesit e saj, duke injoruar institucionet e shtetit të Kosovës.

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po sillet me qeverisjen në kryeqytet, sikur ajo të ishte pronë private e tij, apo partisë prej nga vjen, Lëvizjes Vetëvendosje.
Në ngjarjen e nesërme e cila do të zhvillohet në Prishtinë, me rastin e inaugurimit të shtatores së Ismail Qemalit në oborrin e objektit të qeverisë së Kosovës, nuk i është dhënë fare hapësirë kryeministrit Isa Mustafa.
Në agjendën zyrtare të përgatitur nga kabineti i kryetarit Shpend Ahmeti, fjala do t’i jepet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por jo edhe atij të Kosovës, Isa Mustafa. (lajmi.net)