Komuna e Mytaher Haskukës e para për dallavere me tenderë
Nuk është e para për buxhetin më të madh, por Komuna e Prizrenit e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka është e para për dallaveret që po i bënë në realizmin e tenderëve.
Lajme
Kurdisja e tenderëve nga institucionet publike po ndodh në vazhdimësi.
Ndonëse nuk është komuna me buxhetin më të madh në Kosovë, apo për realizmin e procedurave të prokurimit, Prizreni është komuna që më së shumti ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit publik. Rrjedhimisht është komuna që më së shumti i ka kurdisur tenderët që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani, shkruan lajmi.net.
Kjo është vërtetuar nga të dhënat që janë të publikuara në Organin Shqyrtues të Prokurimit, institucion ky që vepron në bazë të ankesave të kompanive që bëjnë ndaj institucioneve.
Nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani, ndaj zyrës së prokurimit të Komunës së Prizrenit janë bërë 114 ankesa nga kompanitë e ndryshme që kanë garuar për tender në këtë komunë. Nga to, në 58 raste është marrë vendim nga Bordi i OSHP-së që tenderët të kthehen në rivlerësim, ngase prokurimi i Komunës ka bërë shkelje kur ka përzgjedhur kompanitë e caktuara. Komuna ka respektuar vendimet për rivlerësim, duke pranuar kështu që ka bërë shkelje të ligjit gjatë procedurave tenderuese.

Kryesisht, natyra e shkeljeve ka të bëjë me: diskriminim e vendosjeve të kritereve, përshtatje e kritereve një kompanie të caktuar ose diskriminim ndaj një tjetre. Shkelje të shumta ka edhe në fazën e ‘njoftim për kontratë”, edhe këtu është vlerësuar se kriteret janë vendosur në kundërshtim me ligjin.
Po sipas të dhënave të OSHP-së, 35 ankesa janë aprovuar pjesërisht, vetëm 9 prej tyre kanë të bëjnë me Vërtetim të vendimit të Komunës. Gjashtë ankesa kanë të bëjnë me ritenderim.
Nëse Prizreni është komuna më më së shumti ankesa, e para për nga institucionet publike vazhdon të jetë Korporata Energjetike e Kosovës. Kjo ngase ky institucione përdorë procedura të prokurimit më së shumti nga institucionet për të realizuar punët e planifikuara.
Lajmi.net ka raportuar për disa prej rasteve të shkeljeve të procedurave të prokurimit nga ana e Komunës së Prizrenit. /Lajmi.net/
Komuna e Mytaher Haskukës manipulon tenderët, Prizreni që dy vite pa ndriçim publik
Komuna e Prizrenit ia përgatit një kompanie të caktuar tenderin për furnizim me kontejner
Komuna e Prizrenit dështoi të manipulonte një tender në vlerë mbi 50 mijë euro
Gjuetia e paligjshme e Mytaher Haskukës përfundon në prokurori
AVONET: Komuna e Prizrenit vendos kritere për tenderë që t’i fitojnë kompanitë e afërta më ta