Të Infektuar: 56.412

Të Shëruar: 49.713

Të Vdekur: 1.420

Komuna e Klinës do të paguajë udhëtimin e nxënësve për në shkollë

15:55 | 26 Nentor 2020

Komuna e Klinës do të fillojë të bëjë pagesat për udhëtimin e nxënësve për në shkollë, projekt ky i cili do të realizohet gjatë periudhës tre vjeçare dhe që ka një kosto prej 64 507 euro, të cilat do të paguhen nga buxheti komunal.

Siç njofton kumtesa, kryetari i kësaj komune Zenun Elezaj ka theksuar se realizimi i këtij projekti është bërë si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve dhe me qëllim që të krijohet një lehtësi financiare për prindërit, veçanërisht ata me kushte jo të mira financiare.

Pagesat për udhëtimin e nxënësve do të bëhet për këto linja të udhëtimit:

– Relacioni Klinë
Klinafc – Klinë, Gjurgjevik i Vogël – Klinë
– Relacioni Zllakuqan
Kosh – Zllakuqan, Radulloc – Zllakuqan, Krushevë e Madhe – Zllakuqan
– Relacioni Shtupel
Lagja e Bajakës – Shtupel
– Relacioni Gremnik
Qupevë e Ulët – Gremnik, Qupevë e Lartë – Volljakë
– Relacioni Drenoc
Dugajevë – Drenoc, Poterq i Ulët – Drenoc
– Relacioni Gremnik
Qeskovë – Këpuz, Rastokë – Këpuz, Bokshiq – Grabanicë, Dollovë – Grabanicë
– Relacioni Ujmirë
Shtaricë – Ujmirë, Doberdol – Ujmirë

Komuna e Klinës do të shqyrtojë mundësitë që në vitet e ardhshme një projekt i ngjashëm të realizohet edhe në linja tjera të udhëtimit. /Lajmi.net/