Komuna e Kamenicës ndan mbi 15 mijë euro për nxënësit dhe mësimdhënësit e dalluar: Më të mirët gjithmonë do t’i shpërblejmë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se janë ndarë gjithsej 15 mijë e 210 euro për shpërblimin e nxënësve që kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në gara komunale e republikane, si dhe për mësimdhënësit që kanë kontribuar në suksesin e tyre. Përmes një postimi, Rahimaj ka njoftuar se nga kjo…
Lajme
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se janë ndarë gjithsej 15 mijë e 210 euro për shpërblimin e nxënësve që kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në gara komunale e republikane, si dhe për mësimdhënësit që kanë kontribuar në suksesin e tyre.
Përmes një postimi, Rahimaj ka njoftuar se nga kjo shumë janë mbështetur 387 nxënës me gjithsej 9 mijë e 410 euro, ndërsa 39 mësimdhënës janë shpërblyer me 5 mijë e 700 euro.
Ai ka theksuar se këto rezultate janë dëshmi e investimit në arsim, përkushtimit të mësimdhënësve dhe punës së palodhshme të nxënësve.
Nxënësit e shpërblyer Rahimaj ka thënë se kanë arritur rezultate të dalluara në fusha të ndryshme, përfshirë letërsinë, sportin, atletikën dhe disiplina të tjera.
Rahimaj ka theksuar se Komuna do të vazhdojë të mbështesë dhe vlerësojë nxënësit e mësimdhënësit e dalluar, duke e cilësuar suksesin e tyre si krenari dhe të ardhme të Kamenicës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: