Komuna e Gjilanit: Të gjitha rrugët në fshatra e në qytet janë të kalueshme
Anipse moti vazhdon të jetë i ftohtë e kohë pas kohë me reshje shiu e bore, në Gjilan thuhet se të gjitha rrugët janë të kalueshme. Nga Komuna e Gjilanit kanë deklaruar se të gjitha rrugët janë të kalueshme, edhe në qytet edhe në fshatra. “Pas reshjeve të borës, rrugët e qytetit dhe ato të…
Lajme
Anipse moti vazhdon të jetë i ftohtë e kohë pas kohë me reshje shiu e bore, në Gjilan thuhet se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Nga Komuna e Gjilanit kanë deklaruar se të gjitha rrugët janë të kalueshme, edhe në qytet edhe në fshatra.
“Pas reshjeve të borës, rrugët e qytetit dhe ato të fshatrave të Komunës së Gjilanit janë të kalueshme për lëvizjen të automjeteve.Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me operatorin ekonomik janë angazhuar me kapacitete të plota në mënyrë që rrugët, sheshet e trotuaret të jenë të pastruara”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/