“Kompania me fitime qindramilionëshe s’ka as adresë e as numër”, Lirim Mehmetaj pyet: Pse s’merret Vetëvendosja me këtë kompani?

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë ka ngjallur reagime të mëdha qytetare. Gazetari Lirim Mehmetaj në profilin e tij zyrtar ka reaguar në lidhje me kompaninë Noa Energy Trade, e cila në raportin e publikuar nga ai del se në vitin 2024 është kompania e tetë më fitimprurëse në Kosovë, transmeton lajmi.net. “Pse s’merret Vetëvendosja…

Lajme

12/04/2025 18:39

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë ka ngjallur reagime të mëdha qytetare.

Gazetari Lirim Mehmetaj në profilin e tij zyrtar ka reaguar në lidhje me kompaninë Noa Energy Trade, e cila në raportin e publikuar nga ai del se në vitin 2024 është kompania e tetë më fitimprurëse në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Pse s’merret Vetëvendosja me këtë kompani, a mundet me ma shpjegu dikush. Pse Kosova nuk e din as ku e ka selinë kjo seli”, thotë ai.

Teksa ai telefonon numrin kontaktues të kompanisë të regjistruar në ARBK, në telefon përgjigjen se është telefonuar gabim.

“Ky është numri zotëri, por është numri i tjetër kujt ky. Janë njoftuar edhe ata që është numër privat, por se di. Numri im është, nuk e di qe 15 vjet e kam këtë numër. Çdo javë më thirrë dikush”, dëgjohet teksa thuhet në telefonatë.

“Pse qeverise e institucioneve nuk iu intereson per kete kompani? A ka dikush ndonje shpjegim?

Albin Kurti, Martin Berishaj, folni?”, ka shkruar Mehmetaj./Lajmi.net/