Komiteti Olimpik i Kosovës me një mesazh: Kosova zgjedhje zemre, jo zori
Komiteti Olimpik i Kosovës ka përcjell një mesazh përmes platformës ‘Twitter’. Ditëve të fundit, vendimet e disa lojtarëve për të mos luajtur me fanellën e kombëtares së Kosovës kanë nxitur debate të shumta. Emra të ndryshëm kanë vendosur të zgjedhin kombëtare si Zvicra, Shqipëria, e më herët edhe Suedia. Një reagim lidhur me këto ngjarje…
Sport
Komiteti Olimpik i Kosovës ka përcjell një mesazh përmes platformës ‘Twitter’.
Ditëve të fundit, vendimet e disa lojtarëve për të mos luajtur me fanellën e kombëtares së Kosovës kanë nxitur debate të shumta.
Emra të ndryshëm kanë vendosur të zgjedhin kombëtare si Zvicra, Shqipëria, e më herët edhe Suedia.
Një reagim lidhur me këto ngjarje pati lojtari i kombëtares sonë, Edon Zhegrova. Duket se në të njëjtën temë qëndron edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në faqen zyrtare në ‘Twitter’, NOC Kosova ka publikuar një fotografi ku shihet një koreografi e Dardanëve, përcjell lajmi.net.
— NOC KOSOVO ??? (@NOCKOSOVO) September 21, 2022
“Qysh kur dielli ngrohë këtë tokë, ne jemi këtu. Kosova zgjedhje zemre, jo zori”, thotë mesazhi.
Duket se adresa është e qartë, ndonëse Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ka lënë ndonjë mbishkrim, përveç dy zemrave, njëra e verdhë e tjetra e kaltër, që simbolizojnë ngjyrat e flamurit të Kosovës. /Lajmi.net/