Komisioni për Integrime takoi një delegacion nga Gjermania, flasin për vizat

 Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës është takuar sot me Komisionin për Çështje Ligjore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit të Bundestagu gjerman, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Lajme

01/11/2018 16:29

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë falënderuar deputetët e Bundestagut për mbështetjen e dhënë nga shteti gjerman ndaj Kosovës, si dhe kanë shprehur përkushtimin e tyre në procesin e integrimit evropian të Kosovës, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet në njoftim, në këtë takim është diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi.

Po ashtu, u diskutua edhe rreth procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. /Lajmi.net/