Komisioni Hetimor interviston ish-ministrat e Arsimit – Hykmete Bajrami e cilëson joligjore

Përkundër mungesës së kryetarit Shemsedin Dreshaj, Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, ka thirrur mbledhje për intervistim të dëshmitarëve. Kësaj radhe, në cilësinë e dëshmitarëve ishin ish-ministrat e Arsimit.…

Lajme

29/07/2024 13:24

Përkundër mungesës së kryetarit Shemsedin Dreshaj, Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, ka thirrur mbledhje për intervistim të dëshmitarëve.

Kësaj radhe, në cilësinë e dëshmitarëve ishin ish-ministrat e Arsimit. E para ishte deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, por që e cilësoi joligjore dhe në shpërputhje me Rregulloren e Kuvendit.Ajo tha se nuk mund t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të pushtetit pasi bëhen pjesë e shkeljes ligjore.

Sipas saj, kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e cakton vetëm seanca plenare dhe jo komisioni, EO.

Pas saj, u intervistua –ish-ministri Ramë Likaj.Ai tregoi se për kohën sa ka qenë ministër u ka interesuar vetëm pajisja e fëmijëve me libra, e nuk kanë ndikuar në asnjë rrethanë tjetër.

“Planet mësimore rishikohen, për vitin e parë pilotohen tekste. Në disa tekste të pilotuara janë vrejtur disa gabime, dhe kjo ka shtyrë në riprintimin e  librave. Riprintimi i librave ka qenë me kosto të shtëpive botuese. Si kabinet e si ministër, na ka interesua vetëm pajisja e fëmijëve me libra, e ne nuk kemi ndiku në asnjë rrethanë”, tha Likaj.