Komisionerja e BE-së, Marta Kos mbërrin në Maqedoninë e Veriut

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për takimin e liderëve të Bashkimit Evropian (BE) – Ballkanit Perëndimor. Ajo u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Samiti i Liderëve zhvillohet sot dhe nesër, dhe përveç përfaqësuesve të RMV-së, të pranishëm…

Lajme

30/06/2025 16:36

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për takimin e liderëve të Bashkimit Evropian (BE) – Ballkanit Perëndimor. Ajo u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

Samiti i Liderëve zhvillohet sot dhe nesër, dhe përveç përfaqësuesve të RMV-së, të pranishëm do të jenë edhe udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Tema kryesore do të jetë Plani i Rritjes së BE-së për rajonin.

Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor u promovua nga Komisioni Evropian në tetor 2023. Ai synon të stimulojë rritjen ekonomike në rajon dhe të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me BE-në.