Komentet e tifozëve pas lëndimit të De Ligt

Një lëndim që mori Mathijjs de Ligt kundër Lyonit në kokë i la lojtarit kokën e gjakosur duke u nxjerrë jashtë loje për disa minuta.

Sport

27/02/2020 16:00

Juventusi atë ndeshje e humbi me rezultat 1:0 kundër Lyon, ku vendosi goli i Lucas Tousart në pjesën e parë.

Përveç ndeshjes, vëmendje mori edhe koka e gjakosur e holandezit, i cili nuk shpëtoi pa u komentuar nga tifozët e futbollit nëpër botë.

Ndër postimet që bëri bujë më së shumti ishte krahasimi që iu bë lojtarit me boksierin, Deontay Wilder, në të cilin thuhet se lojtari është më i gjakosur se boksieri.

“Më shumë i doli gjak De Ligtit sesa Wilderit”, ishte postimi i një fansi për të vazhduar me të tjerët, në të cilët krahasohet edhe me filmin e Tarantinos, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë, lojtari u rikthye menjëherë në ndeshje me një fashë në kokë duke bërë me dije se lëndimi i tij nuk ishte shumë serioz.

Pamja e tillë ka mjaftuar që ai të shndërrohet edhe në objekt talleje, sidomos kur kësaj i shtohet edhe humbja që pësoi Zonja e Vjetër në atë ndeshje. /Lajmi.net/