Kombëtarja Shqiptare mëson kundërshtarët për ‘Euro 2018’
Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka mësuar kundërshtarët për fazën e dytë kualifikuese për Evropianin 2018.

Sport
Në ndeshjen preliminare Shqipëria doli e para në Grupin D. Kurse në fazën tjetër kualifikuese ajo është renditur në grupin e dytë, së bashku me Azerbajxhanin, Hungarinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Kjo fazë e kualifikimit do të zhvillohet më 3-12 prill, dhe grupet janë si më poshtë:
Grupi 1: Itali, Holandë, Bjellorusi (vendas), Gjeorgji.
Grupi 2: Azerbajxhani (vendas), Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Shqipëria.
Grupi 3: Ukraina (nikoqir), Kroacia, Belgjika, dhe Mali i Zi.
Grupi 4: Portugalia, Rumania (vendas), Finlanda, dhe Letonia.
Grupi 5: Spanja (kampion), Serbia, Polonia (nikoqir), dhe Moldavia.
Grupi 6: Kazakistani, Republika Çeke, Maqedonia, dhe Danimarka.
Grupi i 7: Rusia, Sllovakia, Turqia (nikoqir), dhe Franca.
Liderët e grupeve do të kualifikohen direkt për në Evropianin që do të mbahet në Slloveni.
Kurse vendet e dyta nga shtatë grupet, dhe vendi i tretë më i mirë do të luajnë në “play-off” më 10-13 dhe 24-27 shtator 2017.
Katër fituesit pas dy ndeshjeve do të kualifikohen për Evropian. Kampionati Evropian do të mbahet më 30 janar deri më 10 shkurt 2018 në Lubjanë, Slloveni.