Kombëtarja bën bashkë PS, PD dhe LSI

Përveç bashkimit të shqiptarëve anembanë trojeve për të festuar fitoren e madhe të kualifikimit për në Kampionatit Europian që na dha ekipi shqiptar, Kombëtarja ka bërë bashkë edhe politikanët.

Lajme

12/10/2015 19:58

Për një foto me Kombëtaren, pas mbërritjes së saj në Tiranë, janë bërë bashkë, Presidenti i vendit Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kreu i demokratëve Lulzim Basha dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.

I vetmi që mungon në këtë foto është kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ishte i pari që priti personalisht ekipin në  aeroport dhe më pas zhvilloi një ceremoni zyrtare pritjeje në Kryeministri./Shekulli.com.al