Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie që vazhdojnë të qëndrojnë të pozicionuar mbi Urën e Ibrit. Gjatë vizitës, Di Fiore ka vlerësuar angazhimin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të njësisë, duke theksuar se, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në pozicionim, detyrat dhe përgjegjësitë e…
Lajme
Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie që vazhdojnë të qëndrojnë të pozicionuar mbi Urën e Ibrit.
Gjatë vizitës, Di Fiore ka vlerësuar angazhimin dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të njësisë, duke theksuar se, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në pozicionim, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre mbeten të pandryshuara, raporton lajmi.net
“Edhe nëse mund të ketë ndryshime në pozicionim, përkushtimi, gatishmëria dhe përgjegjësitë tona mbesin të palëkundura”, ka deklaruar Di Fiore.
MSU është pjesë e strukturave të KFOR-it dhe angazhohet në mbështetjen e sigurisë dhe ruajtjen e një ambienti të qetë e të sigurt në Kosovë. Vizita e komandantit vjen në kuadër të përcjelljes së situatës në terren dhe mbështetjes së pjesëtarëve të njësisë në përmbushjen e detyrave të tyre./Lajmi.net/