Komandanti i KFOR-it takon ministrin Maqedonci: Diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi me institucionet e Kosovës

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Prishtinë. Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Ulutaş theksoi përkushtimin e KFOR-it për mbështetjen e sigurisë së qëndrueshme…

Lajme

24/10/2025 19:54

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Prishtinë.

Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Ulutaş theksoi përkushtimin e KFOR-it për mbështetjen e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në rajon.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë.

Ky mision bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre si institucione përgjegjëse për sigurinë.