Komandanti i KFOR-it drejton një ceremoni të dorëzimit të detyrës në kampin ‘‘Film City’’
Komandanti i KFOR, Enrico Barduani, ka drejtuar sot një ceremoni të Dorëzimit të Detyrës së Shefit të Shtabit në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë, ku koloneli i Ushtrisë Amerikane, Philip Demontigny, i ka dorëzuar përgjegjësitë e tij te Maximilian Clark. Barduani shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kolonelin Demontigny për profesionalizmin…

Lajme
Komandanti i KFOR, Enrico Barduani, ka drejtuar sot një ceremoni të Dorëzimit të Detyrës së Shefit të Shtabit në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë, ku koloneli i Ushtrisë Amerikane, Philip Demontigny, i ka dorëzuar përgjegjësitë e tij te Maximilian Clark.
Barduani shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kolonelin Demontigny për profesionalizmin dhe lidershipin e treguar gjatë gjithë mandatit të tij në një rol themelor.
Komandanti Barduani e përmbylli fjalimin e tij duke i uruar mirëseardhje Clark dhe suksese në rolin e tij të ri në KFOR, misioni më jetëgjatë i NATO-s.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushje të roleve të tyre përkatëse si institucione të sigurisë.