Komandanti i ardhshëm i KFOR-it, Roberto Vergori, takohet me gjeneralin Ulutas

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, priti sot në takim gjeneralmajorin Roberto Vergori, i cili do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë. KFOR-i bën me dije se në ditët në vijim, dy komandantët do të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të procesit…

Lajme

09/10/2026 17:32

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, priti sot në takim gjeneralmajorin Roberto Vergori, i cili do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it.

Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.

KFOR-i bën me dije se në ditët në vijim, dy komandantët do të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të procesit të tranzicionit, duke siguruar vazhdimësinë e aktiviteteve, në prag të ceremonisë së dorëzim-pranimit të komandës së misionit.

Vergori do të marrë detyrën si kryekomandant i misionit të NATO-s më 14 tetor.