Komandant Remi: Aksionet e UÇK-së prishën logjikën ushtarake të Serbisë

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emisionin “Histori e pa treguar”, ka folur për luftën çlirimtare. Ai tha se aksionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë kryer në afërsi ku prishej logjika ushtarake serbe. “Nuk ka logjikë ushtarake kur automatiku godet automjetin nga tri metra, pesë metra dhe dhjetë metra. Ka qenë…

Lajme

25/05/2026 15:27

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në emisionin “Histori e pa treguar”, ka folur për luftën çlirimtare.

Ai tha se aksionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë kryer në afërsi ku prishej logjika ushtarake serbe.

“Nuk ka logjikë ushtarake kur automatiku godet automjetin nga tri metra, pesë metra dhe dhjetë metra. Ka qenë e paimagjinueshme. Këtu është ndërtuar historia e suksesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai për Klan Kosova.