Kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë, dyshohet për një aksident në afërsi të Sllatinës

Një aksident trafiku dyshohet se ka ndodhur në magjistralen Pejë -Prishtinë, në afërsi të Sllatinës. Si pasojë janë shkaktuar kolona të gjata të cilave nuk u dihet fundi, shkruan lajmi.net. Lajmi.net ka kontaktuar edhe policinë e rajonit për të marr më shumë detaje dhe jemi në pritje të ndonjë informatë. Nga fotografitë dhe videot shihet…

Lajme

08/09/2024 21:34

Një aksident trafiku dyshohet se ka ndodhur në magjistralen Pejë -Prishtinë, në afërsi të Sllatinës.

Si pasojë janë shkaktuar kolona të gjata të cilave nuk u dihet fundi, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe policinë e rajonit për të marr më shumë detaje dhe jemi në pritje të ndonjë informatë.

Nga fotografitë dhe videot shihet se si kolonat kanë pamundësuar që veturat të zhvillojnë lëvizje në komunikacion.

Për detaje të tjera lajmi.net do të iu mbaj të informuar.