Kollçaku: Papërgjegjësia e deputetëve e vë në pikëpyetje funksionimin e Kuvendit në dy javët e ardhshme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, është shprehur se për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të infektuar me koroanvirus në dy javët në vijim disa deputetë do të të duhej të merrnin pjesë në seanca.

Lajme
Ajo ka thënë se fshehja e fakteve të tilla është shkelje e rëndë dhe rrezikim i shëndetit publik.
Postimi i plotë:
Nëse këto ditë po bëhet testimi vetëm për kontaktet me simptoma, si dhe vazhdon qëndrimi për vetizolim 14 ditor të kontakteve të afërta edhe pa simptome, atëherë në seancat në dy javët e ardhshme nuk do duhej të merrnin pjesë shumë deputetë dhe zyrtarë qeveritarë.
Pra, të gjithë ata që janë në procedurë për testim dhe duhet të jenë në vetizolim, nuk guxojnë të jenë të pranishëm në Kuvend në këtë rast.
Fshehja e fakteve të tilla është shkelje e rëndë dhe rrezikim i shëndetit publik.
Në fakt, papërgjegjësia e deputetëve të caktuar e vë në pikpyetje funksionalitetin e Kuvendit të Kosovës për dy javët e ardhshme.
A thotë kështu manuali apo jo?
Apo ai vlen vetëm për qytetarët e rëndomtë? /Lajmi.net/