Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist i bashkohet punëtorëve të Kuvendit në protestë

Punëtorët e Kuvendit të Kosovës edhe sot po mbajnë protestë para objektit të Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë po mbahet për të dytën herë me kërkesën për rritje pagash. Sot, këtyre punëtorëve iu janë bashkangjitur edhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me një aksion simbolik. “Schafberger shtyp punëtoret, Kuvendi e lejon”, “Deputetët rrogën 2000€,…

Lajme

07/10/2024 12:01

Punëtorët e Kuvendit të Kosovës edhe sot po mbajnë protestë para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë po mbahet për të dytën herë me kërkesën për rritje pagash.

Sot, këtyre punëtorëve iu janë bashkangjitur edhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me një aksion simbolik.

“Schafberger shtyp punëtoret, Kuvendi e lejon”, “Deputetët rrogën 2000€, punëtoret teknike 275€”, janë disa nga shënimet në pankartat e protestuesve. /Lajmi.net/