Kolapsi i KEK-ut, kërkohet që nesër në ora 08:00 të jap dorëheqje Artane Rizvanolli
Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar lidhur me kolapsimin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe njoftimin e KESCO-s se nga nesër do të duhet të importojnë të gjithë sasinë e rrymës për konsumatorët kosovarë. Miftaraj ka thënë se nëse ndodh kjo, ministrja Artane Rizvanolli duhet të dorëhiqet nesër në mëngjes. “Lajm teper i keq per…

Lajme
Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar lidhur me kolapsimin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe njoftimin e KESCO-s se nga nesër do të duhet të importojnë të gjithë sasinë e rrymës për konsumatorët kosovarë.
Miftaraj ka thënë se nëse ndodh kjo, ministrja Artane Rizvanolli duhet të dorëhiqet nesër në mëngjes.
“Lajm teper i keq per qytetaret. Parajse financiare per tregtaret e rrymes nga pushteti.Ministre Rizvanolli nese kjo ndodh, neser ne ora 8 ne mengjes ofrimi i doreheqjes do ishte minimumi nëse ke pak etike dhe integritet”, ka shkruar Miftaraj.