Koha kundër Ramos, Reali i ofron marrëveshjen ‘merre ose leje’

Me tre muaj të mbetura në kontratë te Real Madrid, qendërmbrojtësi Sergio Ramos është në pozitë me të dobët se kurrë.

Sport

08/04/2021 15:03

Në dhjetor, mund të shihej si e pamundur të shohim Realin pa kapitenin e tyre, sidomos pas paraqitjeve jo të duhura, përcjellë lajmi.net.

Lëndimet e shpeshta dhe afatgjatë të Ramos, derisa zëvendësimet si Eder Militao dhe Nacho kanë bërë paraqitje shumë të mira, andaj koha ka nisur të jetë kundër 35-vjeçarit.

Thuhej se spanjolli ishte në pritje të kontratës që i skadon në verë, por në fakt është krejt e kundërta, Reali i ka ofruar propozimin ‘merre ose leje’.

Duke marrë parasysh se “Los Blancos” kanë marrëveshje paraprake me David Alaban dhe paraqitjet e mira të treshes Nacho, Varane dhe Militao, bordi nuk mendon se 35-vjeçari është i domosdoshëm në “Santiago Bernabeu”.

Vendimi përfundimtar do të jetë i Ramos nëse do vendos të largohet ose të qëndrojë./Lajmi.net/