Koeman paralajmëron kandidatët presidencialë: Do të kemi probleme nëse kërkoni largimin tim

Ronald Koeman në një intervistë të fundit ka deklaruar se qëllimi i tij është të vazhdojë punën te Barcelona.

Sport

02/03/2021 17:34

Trajneri tregon se pranoi ofertën për të menaxhuar Barcelonën përkundër problemeve që e prisnin në klub, transmeton lajmi.net.

“Motivimi im nuk ka ndryshuar që nga dita e parë. E dija që kur erdha këtu se do të jetë e vështirë  të menaxhosh një klub sikurse Barcelona”, u shpreh ai.

Tutje shtoi: “Nuk kam biseduar akoma me asnjërin prej kandidatëve presidencialë. Duhet të presim dhe të shohim se kush do të emërohet si trajner i ri dhe më pas t’i shqyrtojmë planet tona. Nëse unë nuk do të kem një të ardhmen këtu, atëherë shfaqen probleme pasi kam një kontratë 1 vjeçare këtu”.

Më pas, ai u pyet edhe për dëshirën e Xavi Hernandez që të vijë në stolin e Barcelonës. “Nuk më shqetëson një gjë e tillë. Kam një kontratë. Do të presim çfarë do të ndodhë ditëve në vazhdim. Nuk ndjehem i shqetësuar”, përfundoi ai.

Deri më tani, të tre kandidatët presidencialë e kanë mbështetur Koeman për të vazhduar si trajner. Megjithatë,, Joan Laporta ka thënë se e ardhmja e Hollandezit do të varet nga rezultatet që ai tregon, ndërsa Victor Font ka shprehur qëllimin e tij për të sjellë Xavi si trajner sa më shpejt të jetë e mundur./Lajmi.net/