Bashkimi Evropian, shtoi Kocijançiq, ka dy elemente kryesore kur bëhet fjalë për zgjerimin.
“Komisioni Evropian ka përcaktuar datën indikative me Strategjinë për Ballkanin Perëndimor, por ka deklaruar qartë se kriteret duhet të përmbushen. Është çelësi që Serbia e ka në duart e veta. Pra, Serbia është ajo që duhet të bëjë atë që është e nevojshme për përparim në procesin e zgjerimit”.
“Gjithashtu, është e qartë se duhet të vazhdojë puna për marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës për një normalizim të plotë të marrëdhënieve. Kjo është në zhvillim e sipër dhe ne kemi qenë të qartë se cilat janë pritjet tona”, tha Kocijançiq.
Bashkimi Evropian po i ndërmjetëson bisedimet midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.