Kocijançiq: Ekipi i ri negociator i Prishtinës i ftuar për konsultime në Bruksel

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq ka konfirmuar takimin me ekipit të ri të Prishtinës për dialog me Serbinë.

Lajme

03/01/2019 16:28

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq ka thënë se më 8 janar në Bruksel do të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve të Shërbimit Diplomatik Evropian (EEAS) dhe ekipit të ri të Prishtinës për dialog me Serbinë.

“Shërbimi Diplomatik Evropian për punë të jashtme ka ftuar ekipin dialogues të Kosovës për konsultime më 8 janar”, deklaroi ajo për “Tanjug”, përcjell lajmi.net.

“Thirrja ka ardhur pas themelimit të atij ekipi nga Parlamenti i Kosovës”, shtoi Kocijançiq.

“Ne inkurajojmë të gjithë aktorët politikë dhe civilë në Kosovë që të punojnë në mënyrë konstruktive nën një platformë të përbashkët për të mbështetur dialogun e nivelit të lartë të mbajtur nga presidentët. Ne shpresojmë se kjo do të japë një kontribut të rëndësishëm në bisedimet mbi një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme,” tha Kocijançiq. /Lajmi.net/