Koci numëron kriteret që një politikan duhet t’i plotësojë në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në kohën kur bëri koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e kishte nominuar Gani Kocin për ministër të Drejtësisë.

Lajme

04/06/2016 14:11

Por, kjo gjë nuk kishte ndodhur dhe tani Koci ka reaguar duke thënë se për të qenë në atë pozitë duhet të jesh i mirë në sytë të ndërkombëtarëve dhe para shërbyesve të regjimit të Serbisë e Jugosllavisë sipas tij duhet të jesh i dëgjueshëm dhe siç shprehet ai “pakurrizor”.

“Duhet të jesh i pakurriz, fort i dëgjueshëm dhe lehtë i shantazhueshëm, që të jesh “moralo-politikisht” i përshtatshëm dhe i pranueshëm për “nderkombëtarët” dhe ish shërbyesit e regjimit serbojugosllav!”, ka shkruar Koci, në FB.