Koci thotë se u sulmua nga dy serbë, tregon si ndodhi ngjarja
Avokati Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë përderisa po shëtiste me biçikletë në rrugën Graçanicë-Llapnasellë. Ai ka thënë për Klan Kosova se është sulmuar nga dy serbë, derisa ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja. “Më ra në sy një motoçikletë me dy të rinj, sepse ishte pa tabela. Unë jam…

Lajme
Avokati Arianit Koci është sulmuar me grusht në kokë përderisa po shëtiste me biçikletë në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.
Ai ka thënë për Klan Kosova se është sulmuar nga dy serbë, derisa ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
“Më ra në sy një motoçikletë me dy të rinj, sepse ishte pa tabela. Unë jam edhe vet motoçiklist edhe i vërej motoçikletat. Posa e kalova, pas 300-400 metrave, veç ka kaluar motoçikleta dhe njëri më ka goditur dhe ka vazhduar më tutje. Mua më ra në sy se ishte pa tabela”.
“E kisha një trullim momental, u ndala dhe pasi që e mora veten u ktheva tek pompa e benzinës edhe e pyeta atë shitësin ‘Kush ishin këta dy?’. E vërejta që ka kamera dhe i thashë ‘Mos i nguc kamerat’, e thirra policinë që erdhi menjëherë”.
Avokati Koci më herët ka thënë se nuk ka dyshime tek ndonjë person dhe se nuk e di shkakun e sulmit.
