Koci: Pas gjashtë muaj mungesë në treg, glukoza është rikthyer në barnatore – si produkt i Serbisë

Avokati, Arianit Koci ka thënë se glukoza pas gjashtë muajsh në mungesë, është rikthyer në barnatoret e Kosovës. Infuzioni i cili është prodhim serb, Koci shkruan se është jetik për pacientët. Teksa tha se kjo gjë është pasojë e drejtpërdrejtë e arrogancës, amatorizmit dhe papërgjegjësisë në vendimmarrje. /Lajmi.net/ Statusi i plotë: Gjashtë muaj me radhë…

Lajme

14/07/2025 21:17

Avokati, Arianit Koci ka thënë se glukoza pas gjashtë muajsh në mungesë, është rikthyer në barnatoret e Kosovës.

Infuzioni i cili është prodhim serb, Koci shkruan se është jetik për pacientët.

Teksa tha se kjo gjë është pasojë e drejtpërdrejtë e arrogancës, amatorizmit dhe papërgjegjësisë në vendimmarrje. /Lajmi.net/

Statusi i plotë:

Gjashtë muaj me radhë nuk ka pasur glukozë (infuzion) 5% në treg.

Ky është një produkt thelbësor – jetik për pacientët që kanë nevojë për terapi intravenoze.

Këto ditë, pas një mungese të gjatë, glukoza është rikthyer në barnatore – si produkt i Serbisë, nga kompania Hemofarm, Vršac.

Sot pata nevojë për një ilaç. S’kishte askund. U bëra nervoz, e pyeta farmacistin pse mungon. M’u përgjigj:

“Shkaktari kryesor është nivelizimi amatoresk i çmimeve. Është bërë nga qeveria, pa asnjë analizë të tregut.”

Krejt pasditja m’u humb duke kërkuar. Ilaçin nuk e gjeta.

Si duket, vendimi për nivelizimin e çmimeve ka qenë fatal për furnizimin me barna.

Çmimet janë vendosur në mënyrë të ngurtë dhe të palogjikshme, duke i bërë të paarsyeshme importet për depot farmaceutike.

Rezultati është i prekshëm: mungesë e madhe e barnave esenciale.

Nuk është thjesht një dështim teknik. Është pasojë e drejtpërdrejtë e arrogancës, amatorizmit dhe papërgjegjësisë në vendimmarrje.

Dhe si zakonisht, pasojat i bartin qytetarët – me shëndetin dhe jetën e tyre.