Koçani pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse” – Pamje
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një klub nate, kanë bërë të ditur autoritetet maqedonase. Mbi 155 persona është raportuar të jenë plagosur – mbi 80 prej…

Lajme
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një klub nate, kanë bërë të ditur autoritetet maqedonase. Mbi 155 persona është raportuar të jenë plagosur – mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.
Klubi i natës Pulse
Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.
Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor, i cili ishte pjesë e operacionit për të kryer kontrolle në klube nate dhe biznese hotelerie në disa lokacione të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
Objekti i djegur i klubit Pulse në mëngjesin pas ngjarjes tragjike.
Policia e ka rrethuar zonën ku ka ndodhur incidenti. Rrugët afër klubit Pulse janë të mbyllura për trafik.
Zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës para hyrjes së klubit Pulse, pasi është përhapur zjarri që ka vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz.
Objekti i djegur i klubit të natës në Koçan.
Para hyrjes së spitalit në Koçan dhe Shtip ka shumë familjarë dhe miq të të vdekurve dhe plagosurve.
Organizata e Kryqit të Kuq është duke përpiluar listat për t’i identifikuar të vdekurit. REL