‘Kobra’ rikthehet në ring këtë muaj, me këtë super-meç
Boksieri kosovar i peshave të rënda, Arnolld Gjergjaj ‘Kobra’, këtë muaj do të rikthehet në ring.

Sport
Gjergjaj më 17 dhjetor në Basel, do të luftojë me boksierin nga Bosnja dhe Hercegovina, Jasmin Hasic.
Hasic në karrierën e tij ka zhvilluar vetëm nëntë luftëra, dhe ka arritur tetë fitore.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për ‘Kobran’ pas humbjes nga David Haye më 22 maj, luftë kjo që zgjati vetëm dy minuta.