KMShK shqyrton 21 ankesa, miratohet gjashtë prej tyre e refuzohen tetë të tjera- disa shpallen të patrajtueshme

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 21 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen gjashtë nga to, katër të miratohen pjesërisht, tetë të refuzohen dhe tri të shpallen të pajtrajtueshme. Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar…

Lajme

31/10/2025 12:39

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 21 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen gjashtë nga to, katër të miratohen pjesërisht, tetë të refuzohen dhe tri të shpallen të pajtrajtueshme.

Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit III – Nxitja dhe gjuha e urrejtjes, Kapitullit IV – E drejta për t’u përgjigjur, Kapitullit V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale dhe Kapitullit VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.

KMShK ka miratuar ankesën e Nuhi Nezirit kundër Klankosova.tv për shkrimin me titull “Një grua pretendon se është kërcënuar nga kryetari i Tearcës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur.

KMShK ka miratuar ankesën e Shpresa Gagica-Selmanit, përfaqësuar nga Taulant Selmani, kundër Klankosova.tv për shkrimin me titull “Ekskluzive: Punësime dhe subvencione për familjen Gagica, dyshime për favore partiake në Gjilan”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht privatësinë.

KMShK ka miratuar ankesën e Arif Spahiut, përfaqësuar nga Arbër Jupolli, kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e rëndë në Podujevë/Video”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht privatësinë.

KMShK ka miratuar ankesën e Arif Spahiut, përfaqësuar nga Arbër Jupolli, kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e rëndë në Podujevë”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht privatësinë.

KMShK ka miratuar ankesën e Arif Spahiut, përfaqësuar nga Arbër Jupolli, kundër Botasot.info për shkrimin me titull “E trishtë: ky është personi që mbeti i vrarë në Llapashticë të Podujevës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht privatësinë.

KMShK ka miratuar ankesën e Arif Spahiut, përfaqësuar nga Arbër Jupolli, kundër Llapi.info për shkrimin me titull “E trishtë: ky është personi që mbeti i vrarë në Llapashticë të Podujevës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht privatësinë.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Arsim Halilit kundër Kallxo.com për shkrimin me titull “Reagim ndaj deklaratave shpifëse të Arsim Halilit të datës 04/09/2025”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, por jo edhe Kapitulli IV, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e OJQ Aktiv kundër Gazetaexpress.com, Kosova.info, Radiokosovaelire.com dhe Faktiditor.ch për shkrimet me tituj “Ekskluzive: Kjo është serbja që spiunonte për Listën Srpska, mediat zagrebase raportuan se u arrestua me të dashurin e saj pilotin kroat”, “Drejtori i OJQ-së ‘Aktiv’, Miodrag Milicevic, në pesë udhëtime ishte shoqëruar me të dyshuarën për spiunazh Murganiq”, “Radila za EULEX, UNMIK…: Ovo je Srpkinja iz Sjeverne Mitrovice koja je špijunirala za Srpsku Listu – uhapšena s hrvatskim pilotom”, “Serbja që dyshohet për spiunazh për Listën Srpska arrestohet së bashku me të dashurin, pilotin kroat”, “Drejtori i OJQ-së ‘Aktiv’, Miodrag Milicevic, në pesë udhëtime ishte shoqëruar me të dyshuarën për spiunazh Murganiq”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe kapitujt II dhe III të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht nxitjen e urrejtjes, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e OJQ Aktiv kundër Klankosova.tv për shkrimin me titull “Si u monitoruan policët e Kosovës nga OJQ e afërt me spiunen serbe?”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe kapitujt II dhe III të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht nxitjen e urrejtjes, ashtu siç pretendon pala ankuese. Për pretendimet e palës ankuese rreth shkeljeve të mundshme në një emision të TV Klan Kosova, KMShK udhëzon palën që ato t’i adresojë në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Kastriot Palucës kundër Sinjali.com për shkrimet me tituj “Ekskluzive: Policia ia prishi muajin e mjaltit Driton Palucajt – arrestohet në aeroport duke u nisur për në Antali” dhe “Pas videos ekskluzive të Sinjalit, Policia ndërhyn në familjen Paluca në Prizren – arreston 3 persona, sekuestron 4 armë”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht privatësinë, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Arsim Halilit kundër Kallxo.com për shkrimet me tituj “Komisioni për vepra audiovizuale i RTK-së reagon ndaj pretendimeve të drejtorit të Radio Kosovës në lidhje me aplikimin e BIRN për emisionet Jeta në Kosovë dhe Drejtësia në Kosovë”, “Reagim publik ndaj fushatës shpifëse ndaj emisioneve Jeta në Kosovë dhe Drejtësia në Kosovë” dhe “Hoxha publikon gjetjet e hulumtimit të tij për mënyrën se si emisionet Jeta në Kosovë dhe Drejtësia në Kosovë u larguan nga RTK”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Fondit për Sigurim Shëndetësor kundër Voxkosova.com për shkrimin me titull “Skandali Hekuran Murati mori kundërligjshëm para nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Mirjeta Xhemajlit kundër Sinjali.com për shkrimin me titullin “Arrestohet 39-vjeçari në Prishtinë, i dënuar për drogë dhe armë – dërgohet në burg (Emri)”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me privatësinë, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Seat Rexhepagiqit kundër Kosovapress.com, Rtv21.tv, Dtvmedia.tv, Veriu.info dhe Kosova.info për shkrimet me tituj “Exclusive: Radojičić’s father-in- law met several times this year with the espionage suspect Jelena Djukanović”, “Lidhjet e vjehrrit të Radojçiqit me të akuzuarën për spiunazh, presidentja Osmani paralajmëron rrezik për sigurinë e Kosovës”, “Ekskluzive: Vjehrri i Radojçiqit ishte takuar disa herë këtë vit me të akuzuarën për spiunazh Jelena Djukanoviq”, “Tast teroriste Milana Radoičića, Seat Redžepagić, ‘povezan’ sosumnjičenom za špijunažu Jelenom Đukanović”, “KP: Vjehrri i Radoiçiqit ishte i afërt me Jelena Djukanoviq, të akuzuarën për spiunazh”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II, III dhe IV të Kodit të Mediave të
Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht nxitjen e urrejtjes, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Jeta Xharrës kundër Voxkosova.com për shkrimin me titull “Grand Xharra, Hotel Jeta / Kontrata qesharake e biznezmenes së gazetarisë”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të
Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Selajdin Beqës, përfaqësuar nga shoqëria e avokatëve ILC, kundër Voxkosova.com për shkrimin me titull “Vëzhgimi illegal / Cowboy i VV-së i kushton institucionit 20 mijë euro”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht privatësinë, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Shpend Haxhibeqirit, përfaqësuar nga Visar Vehapi, kundër Nacionale.com për shkrimin me titull “Shpend Haxhibeqiri shkarkohet nga pozita e u.d. drejtorit të IPFK-së, QKUK jep detaje”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Nevruz Hasanit kundër Insajderi.org për shkrimet me tituj “Afera e tokës milionëshe në Veternik përfshin edhe një zyrtar të lartë policor: Bllokohet prona e Nevruz Hasanit” dhe “Polici me grada filmohet duke hyrë në pronën që u bllokua nga Gjykata”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe V të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht prezumimin e pafajësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Driton Bardhecit, përfaqësuar nga Granit Hadërgjonaj kundër faqes në Facebook Klina Info, pasi që nuk bëhet fjalë për media. KMShK nuk ka kompetencë t’i vlerësojë shkrimet ose videot e publikuara në rrjete sociale. Pretendimet e veta pala mund t’i adresojë në gjykatë ose në rrjetin social Facebook.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Lejla Qollakut kundër Prishtina-post.com për publikimin e një videoje. Pala ankuese nuk ka ofruar material mbi të cilin do të duhej marrë vendimi, andaj KMShK nuk ka mundur ta trajtojë ankesën.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Arif Spahiut, përfaqësuar nga Arbër Jupolli, kundër Shekulli.info për një postim në rrjetet sociale. KMShK nuk ka gjetur media të tillë në internet, rrjedhimisht nuk mund ta trajtojë këtë rast. Pretendimet e veta pala mund t’i adresojë në gjykatë ose në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, KMShK ka marrë vendim që, për shkak të ndërprerjes së funksionimit, t’i largojë nga anëtarësia disa media (Fakteplus.net, Kosovalive.org, New-perspektiva.org, Sporti1.com, Tribunashqiptare.info), ashtu si dhe Shqip.com, për shkak se tashmë funksionon me bazë në një shtet tjetër.