Klubet angleze, me më së shumti të ardhura
Klubet angleze kanë më së shumti të ardhura. Në sezonin 2012/13, ato përfituan në total 3.1 miliardë euro, ndërsa 71 për qind të tyre i shpenzuan në rroga. Në sezonin 2013/14, përfitimet e tyre do të jenë 3.9 miliardë euro, më shumë se çdo ligë tjetër evropiane.

Sport
Të ardhurat e klubeve të Premierligës e kanë arritur një rekord prej 2.52 miliardë funtesh (3.1 miliardë euro), sipas Deloitte, kompani eksperte e financave të futbollit.
Të ardhurat e gjeneruara nga ekipet e kampionatit anglez i kanë tejkaluar të gjitha ligat evropiane, përfshirë Gjermaninë (2.1 miliardë euro), Spanjën (1.9 miliardë) dhe Italinë (1.7 miliardë), edhe pse Bundesliga mbetet liga më profitabile në Evropë me përfitime për 278 milionë euro.
Premierliga e ndjek kampionatin gjerman me profite prej 100 milionë euro, ndërsa 13 skuadra angleze kanë deklaruar përfitime më të mëdha, në krahasim me 10 vjetët e shkuar.
Gjithnjë sipas Deloitte, klubet e Premierligës do ta rrisin përfitimin prej afro 30 përqind në sezonin 2013/14, që sapo përfundoi, prej 3.2 miliardë funte (3.9 miliardë euro).
Klubet e Premierligës vazhdojnë ta shpenzojnë pjesën dërrmuese të tyre në paga, të cilat janë rritur për 8 për qind (2.2 miliardë euro), që nënkupton se rrogat ua ‘hanë’ klubeve 71 për qind të përfitime.