Klopp reagon pasi Liverpool bëri historinë në Ligën e Kampionëve

Trajneri Jurgen Klopp thotë se nuk mund të ishte më krenar për lojtarët e Liverpoolit, pasi mposhten AC Milanin duke u bërë skuadra e parë angleze që fiton të gjashtë ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/12/2021 08:55

Me fitoren 2-  1 ndaj Milanit, “Reds” morën 18 pikë nga gjashtë ndeshje, duke u bërë skuadra e parë angleze që e arrin një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

AC Milan, PSG, Barcelona, Bayern Munich, Spartak Moscoë dhe Real Madrid, që e kanë bërë dy herë, janë skuadrat e vetme që kanë pasur rekord 100 për qind në fazën e grupeve, edhe pse Ajax gjithashtu e arriti këtë rekord dje.

I pyetur se sa krenar ishte që kanë bërë historinë, Klopp lavdëroi lartë futbollistët e skuadrës angleze.

“Shumë sidomos pasi ishte ndeshja e gjashtë për të qenë i sinqertë. Na duheshin lojtarë të freskët, dëshirë për të luajtur ndeshjen, që ishte e vështirë për të qenë i sinqertë”.

“Për djemtë sonte nuk mund të isha më krenar për të qenë i sinqertë. Ishte ndeshje e pabesueshme, pra jam shumë i lumtur për shumë gjëra që pashë sonte”.

“Duke luajtur sonte me 21 gjuajtje, jo në portë, por 21 herë e përfunduam situatat, shumë situata kaluan mirë dhe u mbrojtëm me pasion dhe organizim të mirë. Shumë gjëra të mira pashë sonte, shumë i lumtur”.

Ndërkohë, Salah gjithashtu bëri historinë si futbollisti i parë i Liverpool që shënon në pesë ndeshje në fazën grupore./Lajmi.net/