Klopp paralajmëron Real Madridin, para finales së Ligës së Kampionëve

Jurgen Klopp ka folur në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

23/05/2022 09:58

Mbrëmë Liverpooli arriti fitore ndaj Wolves, por që nuk vlejti pas fitores me rikthim të Manchester City.

Kështu ekipi i Pep Guardiolas u shpallën kampion për herë të katërt në pesë vitet e fundit.

E pasi ‘Reds’ nuk u kurorëzuan kampion në ligë, Klopp paralajmëroi Realin duke thënë se ky dështim do të rrit dëshirën e tyre për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Por ky sezon është i jashtëzakonshëm dhe do të përfundojë javën e ardhshme. Kemi pesë ditë për t’u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve. Ne përballemi me një ekip jashtëzakonisht me përvojë, por kjo është në rregull. Humbja e ligës sot rriti dëshirën për ta rregulluar javën e ardhshme”, ishin fjalët e gjermanit, përcjell lajmi.net.

Real Madridi dhe Liverpooli do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën (28 maj), në orën 21:00./Lajmi.net/