Klopp: Nuk mund të jem më krenar për djemtë e mi

Sport

14/05/2022 22:06

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas fitores së Kupës FA.

Liverpooli arriti të triumfojë me penallti në finalen e Kupës FA, ndaj Chelsea.

Heroi i ‘Reds’ ishte Alisson Becker pasi priti goditjen e Mason Mount.

Pas ndeshjes Klopp u shfaq para mediave, duke thënë se nuk mund të jetë më krenar me ekipin e tij.

“Nuk mund të jem më krenar për djemtë e mi, ndryshimin që ata bënë, sa fort luftuan”.

Sipas gjermanit, gjërat e vogla e kanë bërë diferencën.

“I jashtëzakonshëm, ishte një lojë e pabesueshme, intensive kundër Chelseat – ata do ta kishin merituar saktësisht në të njëjtën mënyrë, si në Kupën Carabao. Ja sa të vogla janë diferencat”.

Klopp tha se Chelsea luajti mirë, por në fund fitues ishin Liverpooli.

“Ne jemi përbindësha të mentalitetit, por kishte edhe përbindësh mentaliteti në blu – ishte një penallti. Chelsea luajti shkëlqyeshëm, por në fund duhet të ketë një fitues dhe ky ishim ne sot.”

Ky trofe është i pari për gjermanin, pasi nuk e ka fituar asnjëherë nga viti 2015 që mori drejtimin e ‘Reds’./Lajmi.net/