Klopp nuk do të jetë trajner i kombëtares gjermane

Jurgen Klopp nuk do marrë drejtimin e stolit të kombëtares së Gjermanisë. Dorëheqja e mundshme e Hansi Flick si trajner i Gjermanisë pas eliminimit të Kupës së Botës ka bërë që shtypi gjerman të spekulojë për pasardhës të mundshëm, transmeton lajmi.net. Jurgen Klopp është emri që ka tingëlluar më shumë. Momenti i keq i tij…

Sport

02/12/2022 19:42

Jurgen Klopp nuk do marrë drejtimin e stolit të kombëtares së Gjermanisë.

Dorëheqja e mundshme e Hansi Flick si trajner i Gjermanisë pas eliminimit të Kupës së Botës ka bërë që shtypi gjerman të spekulojë për pasardhës të mundshëm, transmeton lajmi.net.

Jurgen Klopp është emri që ka tingëlluar më shumë. Momenti i keq i tij në Liverpool mund të jetë ideal për të marrë frenat e kombëtares.

Mirëpo, agjenti i tij Marc Kosicke ka mohuar thashethemet në ‘SkySports’: “Kjo është tërësisht çështje e mediave. Klopp ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe ai synon ta përmbushë atë”.

Mbetet të shihet nëse Hansi Flick do largohet nga stoli gjerman./Lajmi.net/