Klopp: Lëndimi i Salah më serioz se ai i Van Dijk

Sport

14/05/2022 22:59

Jurgen Klopp ka folur në lidhje me lëndimet e Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk.

Salah luajti vetëm 33` minuta në finalen e Kupës FA, pasi pësoi një lëndim që e detyroi të lë më herët fushën.

Përveç tij i lënduar në këtë takim ndaj Chelsea doli edhe qendërmbrojtësi Van Dijk.

Pas ndeshjes ishte vet trajneri i ‘Reds’ që tregoi se Salah ka lëndim më serioz se holandezi.

I pyetur për gjendjen e Salah, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp tha për ITV: “Mendoj se Mo është pak më keq se Virg, ai është në rregull. Ai e ndjeu pak shqetësim. Shpresoj se do të jenë mirë. Ne e kemi skuadrën”, ishin fjalët e Klopp, përcjell lajmi.net.

Lëndimi i dy prej lojtarëve kryesor erdhi në një kohë të papërshtatshme për Liverpoolin, pasi përballë vetës kanë tri ndeshje shumë vendimtare deri në përfundimin e sezonit.

Mbetet të shihet se sa do të zgjas rikuperimi i tyre./Lajmi.net/