Klopp komenton heqjen e dënimit të Man City nga CAS-i: Nuk ishte ditë e mirë për futbollin

Jurgen Klopp është i kënaqur të shohë që Manchester City do të jetë në Evropë sezonin e ardhshëm, pasi kjo mund të ndihmojë edhe Liverpoolin, por gjermani pranon se heqja e sanksioneve të vendosura nga UEFA nuk ishte "një ditë e mirë për futbollin".

Sport

14/07/2020 15:10

Organi drejtues i futbollit evropian e kishte dënuar Cityn me një ndalim dy-vjeçar nga garat evropiane për shkelje të pretenduara të rregullave të Fair Play Financiar.

‘Qytetarët’ kundërshtuan atë vendim dhe e çuan çështjen e tyre në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS), e cila vendosi në favorin e tyre dhe i gjobiti vetëm me 10 milionë euro, përcjell lajmi.net.

I pyetur për vendimin në një konferencë për shtyp para udhëtimit te Arsenal, Klopp u tha gazetarëve: “Nuk e di nëse mund t’i përgjigjem. Është një temë serioze”.

“Nga pikëpamja personale unë jam i lumtur që City mund të luajë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, ata nuk kanë 10-12 ndeshje më pak tani në Premierligë – asnjë ekip tjetër nuk do të kishte patur një shans në ligë”.

“Unë nuk mendoj se ishte një ditë e mirë për futbollin dje, për të qenë i sinqertë”, vijoi ai. /Lajmi.net/