Klopp: Kjo skuadër është favorite për ta fituar Premierligën
Për Jurgen Kloppin, skuadra e Manchester Cityt është favorite për ta fituar Premierligën.
Sport
Trajneri i Liverpoolit, mendon se Manchester City ka një skuadër shumë konkurruese dhe janë favoritët kryesor për t’u stolisur me titull në fund të sezonit.
Këtë deklaratë gjermani e ka bërë një ditë para fillimit të sezonit të ri në Premierligë, ku Arsenali të premten në ‘Emirates Stadium’ luan ndaj Leicester Cityt.
Liverpooli sezonin e hap të shtunën, ku udhëton te Watfordi.
“Manchester City janë favoritët. Ata kanë luajtur një futboll të pabesueshëm sezonin e kaluar, dhe kishin shumë pak probleme”, deklaroi Klopp, përcjell lajmi.net.
“Ata janë padyshim favoritët”./Lajmi.net/