Klopp e konfirmon: Fabinho do të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Madridit

Jurgen Klopp e ka konfirmuar se mesfushori Fabinho do të jetë gati për ndeshjen ndaj Real Madridit, në finalen e Champions League.

Sport

13/05/2022 13:34

Braziliani u lëndua në ndeshjen ndaj Aston Villas, në mbrëmjen e së martës të cilën “Të Kuqtë” e fituan me rezultat 2-1.

Ai u zëvendësua me Jordan Hendersonin duke çaluar, transmeton lajmi.net.

Si shkas i këtij lëndimi, ai do ta humbasë finalen e FA Cup dhe ndeshjet e mbetura në Premier League, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, ai do të luajë ndeshjen e fundit këtë sezon, atë ndaj Real Madridit e cila mund të konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

“Ai pritet të jetë gati më 28 maj”, tha gjermani Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Chelseas në FA Cup. /Lajmi.net/