Klopp e ka një lajm të keq për Interin (FOTO)

Jurgen Klopp ka parandaluar largimin e Lucas Leivas nga Liverpooli drejt Interit.

Sport

19/01/2017 17:49

Trajneri gjerman ka vendosur që ta mbajë brazilianin në “Anfield Road” edhe pas afatit kalimtar të janarit.

“Lucas do të mbetet te Liverpooli. Ju kurrë nuk e dini se çfarë ndodh në futboll, por ne kemi një marrëveshje me të dhe besoj që do të mbetet me ne”, deklaroi Klopp, përcjellë “lajmi.net”.

Këtë sezon, Leiva ka bërë 17 paraqitje me “The Reds” në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar një gol. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6