Klodian Duro sqaron deklaratën që bëri në “BBVA”: Ishte ironi, kam përsëritur fjalët e Rozës

Klodian Duro u përjashtua nga “Big Brother VIP Albania” ditën e djeshme pas një deklarate lidhur me ish gruan e tij. Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Wake Up”, teksa shpjegoi deklaratën e tij, shkruan lajmi.net. Ai e quajti ironi, teksa shënjestroi Roza Latin, që sipas tij, i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi…

ShowBiz

22/01/2024 13:10

Klodian Duro u përjashtua nga “Big Brother VIP Albania” ditën e djeshme pas një deklarate lidhur me ish gruan e tij.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Wake Up”, teksa shpjegoi deklaratën e tij, shkruan lajmi.net.

Ai e quajti ironi, teksa shënjestroi Roza Latin, që sipas tij, i ka përmendur vazhdimisht në shtëpi gjyqin e zhvilluar ndaj tij për përndjekje.

“Kjo ishte edhe ironia. Edhe njëherë, i kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse sado pak, nuk mund të bëhet ironi me dhunën. Unë kam përsëritur fjalët e Rozës. Që ku banorët panë klipin tim, ajo ka thënë po hyn ky që ka rrahur gruan. Kjo ishte e tepërt, ma thanë banorët e tjerë. Është e rëndë ta dëgjosh nga një banor aty. Meritoni dinte gjithçka, të gjithë banorët e dinin kush është banorja që ka folur kundër Klodit. Ata e shikonin që unë injoroja në çdo moment”.

Nga studio e “Wake Up”, Duro iu drejtua ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij:

“Unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, por e vlerësoj maksimalisht, është nëna e vajzës sime. Kam respekt maksimal për të, ka bërë gjithçka për vajzën tonë. Ajo e di shumë mirë që babi e do shumë, është dashuria e vetme sot që ne flasim. Ish-bashkëshortes i them se do të jem gjithnjë pranë saj për çfarë i duhet asaj dhe vajzës”.

Ish-futbollisti i Kombëtares hodhi poshtë dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas.

“Kjo ishte dhe një nga motivet e hyrjes sime, hyra që të gjithë të shikonin se kush është Klodi në të vërtetë. Të gjithë të më njihnin dhe vajza ime të ishte krenare për mua.”, u shpreh ai./Lajmi.net/