Klinika e Onkologjisë nga janari deri në shtator trajtoi 335 raste me kancer të gjirit, 52% prej tyre ishin në fazën e hershme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar sot se Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 9 muajve të parë të 2024-të ka trajtuar gjithsej 335 raste me kancer të gjirit. Sipas këtij njoftimi, nga 335 raste 332 ishin gra dhe 3 burra, shkruan lajmi.net. SHSKUK ka njoftuar se një aspekt…

Lajme

14/10/2024 12:31

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar sot se Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 9 muajve të parë të 2024-të ka trajtuar gjithsej 335 raste me kancer të gjirit.

Sipas këtij njoftimi, nga 335 raste 332 ishin gra dhe 3 burra, shkruan lajmi.net.

SHSKUK ka njoftuar se një aspekt pozitiv është se 52% e rasteve janë diagnostikuar në fazën e hershme (stadet I dhe II), e që sipas tyre tregon për ndërgjegjësimin në rritje ndaj kancerit të gjirit në Kosovë.

“Të gjithë pacientet janë trajtuar në Klinikën e Onkologjisë, sipas protokolleve ndërkombëtare, me barna; si citostatikë, terapi biologjike, hormonale, terapi të mençur, dhe radioterapi me teknika si IMRT dhe C-RAD. Trajtimi përfshin fazat neoadjuvante ( lloj i trajtimit që jepet para operacionit, zvogëlon tumorin), adjuvante (trajtimi pas ndërhyrjes kryesore, si operacioni për të ulur rrezikun e rikthimit të kancerit). Si dhe metastatike, (kancer që përfshinë dhe pjesë të tjera, i shpërndarë). Klinika e Onkologjisë, ofron shërbime pa lista pritjeje për onkologji dhe radioterapi, si dhe nuk ka referime për trajtim jashtë vendit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: