Klinë: Mosmarrëveshje mes të miturve, Policia konfiskon një AK47

Dje ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy të miturve në Klinë, ku ka pasur edhe kanosje. Policia ka ndërhyrë dhe gjatë hetimit për personat e përfshirë, ka zbuluar se bëhet fjalë për mbajtje të pautorizuar të armës, transmeton lajmi.net. Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ai është arrestuar. Atij i është gjetur një AK47 dhe…

Lajme

23/10/2026 10:00

Dje ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy të miturve në Klinë, ku ka pasur edhe kanosje.

Policia ka ndërhyrë dhe gjatë hetimit për personat e përfshirë, ka zbuluar se bëhet fjalë për mbajtje të pautorizuar të armës, transmeton lajmi.net.

Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ai është arrestuar. Atij i është gjetur një AK47 dhe karikator.

Raporti i plotë: 

Me datë 22 tetor 2026, rreth orës 09:10, në Stacionin Policor në Klinë është raportuar një rast kanosje ku të përfshirë kanë qenë dy të mitur. Deri të ngjarja kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre. Gjatë hetimit, trajtimit dhe intervistimit të personave të përfshirë në rast është pranuar informatë për një rast tjetër mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve.

Zyrtarët policor përgjegjës menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme, kanë identifikuar personin e dyshuar, i njëjti ёshtё arrestuar ndërsa tek i njëjti ёshtё gjetur dhe sekuestruar:

· Njё (1) armё AK47

· Njё (1) karikator i sё njëjtës armё.

Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari ёshtё liruar nё procedurë tё rregullt./lajmi.net/