Klinaku për Trendafilovën: Shko në pension, nuk je ti për drejtësi, sepse je veç një e korruptuar
Faton Klinaku nga OVL-UÇK me anë të një postimi e ka quajtur të korruptuar kryetaren e Gjykatës Speciale në Hagë, Ekatarina Trendafilova. Kjo e fundit në një intervistë për mediumi serb në Kosovë, “Kosovo Online” kritikoi protestën e veteranëve të UÇK-së në ditën e vizitës së saj, shkruan lajmi.net Trendafilova është shprehur se protesta e…

Lajme
Faton Klinaku nga OVL-UÇK me anë të një postimi e ka quajtur të korruptuar kryetaren e Gjykatës Speciale në Hagë, Ekatarina Trendafilova.
Kjo e fundit në një intervistë për mediumi serb në Kosovë, “Kosovo Online” kritikoi protestën e veteranëve të UÇK-së në ditën e vizitës së saj, shkruan lajmi.net
Trendafilova është shprehur se protesta e organizuar ndaj saj, “tregon se sa e vështirë do të ishte të garantoheshin gjyqe të sigurta si dhe zhvillim i qetë e pa pengesa e procedurave gjyqësore, nëse ato do të zhvilloheshin në Kosovë”.
Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Klinakut që me anë të një postimi i ka reaguar ashpër kryetares së Speciales.
“Ec shko më në pension. Nuk je ti për drejtësi, sepse je veç një e korruptuar dhe asgjë tjetër.”, ka shkruar Klinaku në postimin e tij./lajmi.net/