Klea poston foton e ëmbël me djalin e sapolindur

Klea Huta i bëri dedikim emocionues djalit të sapolindur.

ShowBiz

06/06/2020 12:46

Çifti Klea Huta dhe Elgit Doda dy ditë më parë u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e konfirmuan përmes imazhit të parë të foshnjës, duke shkruar edhe fjalë zemre dedikuar djalit.

Klea dhe Elgiti vendosën që djalin ta quanin Krid, ndërsa së fundi moderatorja postoi një foto të ëmbël të tij.

Në imazh shihet se si vogëlushi ia kishte kapur dorën Kleas, ndërsa sipër fotos shkruan “Ti më ndryshove jetën”. /Lajmi.net/