Kjo sindikatë kërkon rritje të pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat
Punëtorët e sektorit privat të Kosovës që kryejnë shërbime për institucionet shtetërorë dhe komunale kërkojnë rritje te pagave sikurse punëtorëve te sektorit publik ku rritja e tyre u be nga 55 euro. Kryetari i Federatës Sindikale te Punëtorëve te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi paralajmëron se nesër (e martë) udhëheqja e ngushtë e Federatës…
Lajme
Punëtorët e sektorit privat të Kosovës që kryejnë shërbime për institucionet shtetërorë dhe komunale kërkojnë rritje te pagave sikurse punëtorëve te sektorit publik ku rritja e tyre u be nga 55 euro.
Kryetari i Federatës Sindikale te Punëtorëve te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi paralajmëron se nesër (e martë) udhëheqja e ngushtë e Federatës Sindikale te Punëtorëve te Sektorit Privat te Kosovës ne ora 14.00 ne selinë e sindikatës do të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme ku do të specifikohet koha dhe masat e veprimit për realizimin e kësaj rritje qe qeveria e Kosovës e beri nga ky muaj për sektorin publik.
Ekzekutivi vitin e kaluar kishte vendosur, që nga janar i këtij viti të rris pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro.