Kjo seri e humbjeve nuk i kishte ndodhur Real Madridit që 39 vite

Real Madrid është mposhtur nga kampionët e Ukrainës, Shakhtar 2:3 në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, për ta çuar në tre serinë e humbjeve në këtë garë.

Sport

22/10/2020 11:58

Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur Real Madridit ishte në vitin 1981, kur kjo garë quhej Kupa e Kampionëve.

Real Madrid në sezonin e fundit në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve ishte eliminuar nga Manchester City, pas dy humbjeve radhazi.

Humbja nga Shakhtar, çon në tri numrin e humbjeve radhazi për ‘Los Blancos’.

Situata te Real Madrid është alarmante, sidomos kur dihet se të shtunën Real Madrid luan El Clasicon kundër Barcelonës./Lajmi.net/